Integrimi
Kongresi i Migrantëve kërkon barazi dhe solidaritet me refugjatët
Sot ka zhvilluar punimet e tij në Bernë, Kongresi i Migrantëve, i pari i këtij lloji i mbajtur deri më tash në Zvicër. Në këtë tubim kanë marrë pjesë 250 veta ndërsa organizatorë të tij kanë qenë: Sindikata Unia, organizata Second@s si dhe Federazione Colonie Libere Italiane (CLI).
Pjesëmarrësit e këtij kongresi janë angazhuar për të drejta të barabarta të migrantëve sa i përket qasjes në tregun e punës dhe të drejtat tjera si dhe kanë apeluar për më shumë solidaritet me refugjatët në Zvicër.
Organizatorët janë shprehur në favor të ruajtjes se Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë me Bashkimin Evropian. Ndërkaq ata kanë kundërshtuar futjen e politikës së kontingjenteve të migrantëve, politikë kjo që e ka promovuar iniciativa kundër migracionit masiv, e votuar më 9 shkurt të vitit të kaluar nga zviceranët.
Po ashtu kongresi është përcaktuar kundër futjes së sërishme të statusit të sezonierit për punëtorët e huaj.
Pjesëmarrësit në këtë kongres kanë mbështetur kërkesen e bërë më herët nga organizata të ndryshme humanitare për pranimin afatshkurtër nga Zvicra të 100 mijë refugjatëve nga Siria.
albinfo.ch ka qenë e pranishme në kongres dhe nesër do të publikojë një raport të zgjeruar nga punimet e tij.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’