Shëndetësi
Kongresi i ll-të Shqiptar i traumatologjisë dhe kirurgjisë emergjente
Nga data 8 deri më 10 nëntor 2018 në Ohër u mbajt Kongresi i dytë me radhë shqiptar i traumatologjisë dhe kirurgjisë emergjente. Për tre ditë me radhë, duke filluar nga ora 8 e 30 deri në mbrëmje , në 6 salla në të njëjtën kohë u zhvilluan sesionet që lidheshin me traumatologjinë dhe kirurgjinë emergjente.
Punimet shkencore të prezantuara ishin të gjitha të përzgjedhura nga një ekip ekspertësh të udhëhequr nga Prof. Dr. Agron Dogjani ekspert në këtë domen. Mënyra bashkëkohore e prezantimit bazuar në ndihmesën që ofron informatika si dhe diskutimi shkencor pas prezantimit ishin në nivel shume të lartë.
Bashkorganizatorët e këtij kongresi, Rektorati i Shkencave mjekësore në Tetovë, Rektorati i Shkencave mjekësore në Tiranë dhe Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë dëshmuan seriozitet në pune, bashkëpunim të mirëfilltë dhe kompetencë që për bindjen time deri më tani nuk i kemi hasur në kongreset e tilla.
Moderatorët, lektorët dhe bashkëpunëtorët ishin nga shumë vende:Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Spanja, Portugalia, Greqia, Bullgaria, Katari, SHBA.
Numri i punimeve të prezantuara ishte 231 që krahasuar edhe me kongreset tjera ndërkombëtare është i përafërt. Seancat ishin të organizuara sipas domenit dhe problematikave të trajtuara, kryesisht në gjuhën angleze dhe me përkthime simultane me përkthyes me përvojë nga kongreset mjekësore.
Nga prezantimet rikujtuam me fjalë dhe pamje katastrofat si ajo e Gërdecit, Tiranës, Himarës. Ishte një rast i mirë gjithashtu që ta kuptojmë rëndësinë e menaxhimit të krizave të cilat ndodhin në çdo moment dhe në kushte të vështira terreni. Gjithashtu i është kushtuar shumë rëndësi punës multidisiplinare ku përfshihen të gjitha ekipet mjekësore dhe jo mjekësore.
Temat e prezantuara ishin nga traumatologjia dhe kirurgjia emergjente e kokës me qafë, boshtit kurrizor, kafazit të krahrorit dhe kardiovaskulare, abdomenit dhe pelvikut, si dhe traumatologjia ortopedike dhe kirurgjia maxillofaciale me stomatologji. Edhe temat tjera jo kirurgjikale që lidhen me këtë domen nuk munguan. Një kontribut të madh dhanë edhe ekspertët shqiptarë të formuar jashtë vendit, por që gjithmonë janë të gatshëm të kontribuojnë për vendin.
Për mjekët shqiptarë ishte shumë me rëndësi diskutimi pas prezantimit dhe këmbimi i përvojave me ekspertët nga jashtë që debatet e tilla shkencore i mirëpresin me shumë interesim.
Për mendimin tim ky ishte një kongres gjithëpërfshirës dhe shumë mirë i organizuar si nga ana shkencore gjithashtu edhe nga ana praktike. Sigurisht në kongreset tjera do të kemi më shume punime autoktone me statistika përkatëse, si dhe përpunim statistikor i të dhëna në mënyrë që konkluzionet të jenë sa më shkencore. Me ca mangësi të vogla mund ta konsiderojmë si një kongres i nivelit evropian dhe që lë përshtypjen që profesionistët mjekësor më në fund e kanë kuptuar se pikërisht kongreset janë vendet ku mund të krahasohet puna dhe rezultati jonë, por edhe mangësitë që duhet korrigjuar në të ardhmen.
Kongresi i radhës 7 deri më 9 nëntor 2019, Tiranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve