Integrimi
Kongresi Amerikan shpall Mrika Krasniqin ‘Grua të Vitit 2016’
Senatori nga New Yorku Charles E. Schumer ka kërkuar që në Kongresin Amerikan të ngrihet flamuri Amerikan për nder të Mrika Krasniqi, si një grua fymëzuese, dhe një figurë e shquar
Shqiptarja nga Kosova, Mrika Krasniqi është nderuar si “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan për punën e saj ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës dhe biznesit.
Senatori nga New Yorku Charles E. Schumer ka kërkuar që në Kongresin Amerikan të ngrihet flamuri Amerikan për nder të Mrika Krasniqi, si një grua fymëzuese, dhe një figurë e shquar e cila ka krijuar marëdhënie shumëpalëshe nëpërmjet artit dhe biznesit ndërmjet Amerikë-Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Itali.
Mrika është e njohur si organizatore e “Albanian Week Film Festival” në Amerikë, festival i cili prezanton filmin shqiptar në SHBA. Veç kësaj ajop punon si producente, regjisore dhe skenariste në kompaninë e saj të produksionit “Nil Production” me seli në Prishtinë dhe New York, si dhe bashkëpunon me kompani të tjera ndërkombëtare në Europë e Amerikë.
Para pak muajve ajo ka pasur premierën e dokumentarit të saj “Soldier”, pas organizmit me sukses në Nju Jork të Javës së Filmit Shqiptar që i kushtohet promovimit të filmit dhe të artistëve shqiptarë kudo në botë, shkruan kultplus. Ajo është shprehur për shtypin se organizimi i këtij festivali është një mundësi e mirë e promovimit të kulturës dhe artit shqiptar në përgjithësi, ndërsa arrin një komunikim më të afërt në mes të artistëve shqiptarë dhe artistëve amerikan.
Një nga veprat më të fundit të realizuar nga Mrika Krasniqit është dokumentari “You are not alone”, i cili u kushtohet fëmijëve me sindromin doën, ndërkohë që duke ju referuar intervistave të saj në shtyp, është në përgatitje për një film me metrazh të gjatë.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMrika Krasniqi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:SHBA
- Profesioni:Regjisore
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor