Kosova

Konfiskohet armatim i madh në veri, Sveçla e Hoxha në konferencë

Gjatë aksionit në rrethinën e Zveçanit janë gjetur uniforma, antiplumb, eksploziv, bomba dhe municionet. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dha detaje mbi operacionin në veri të Mitrovicës, sipas të cilit këto armatime janë vendosur nga grupe terroriste me qëllim sulmin ndaj Kosovës.

“Gjatë aksionit në rrethinën e Zveçanit nga pjesa e Rudarës janë gjetur uniforma, antiplumb, eksploziv, shok bomba që janë vendosur nga grupe terroriste me qëllim të sulmit ndaj Kosovës dhe krijimit të pasigurisë dhe krijimit të një situatë të pazakontë në këtë pjese. Janë 1588 municione ose fisheke, 10 armë të gjata, 2 mitralozë të lehtë, 62 shok bomba, uniformë e ushtrisë serbe, pajisje për dronë, pajisje rezervë për armë”.

Ai tha se për këtë po merret në pyetje një ish-efektiv i policisë së Kosovës, pasi armët janë gjetur afër shtëpisë së tij

“Po intervistohet një person i dyshimtë, pasi dyshohet që ka qenë ish-efektiv i policisë së Kosovës, janë gjetur afër shtëpisë së tij”.