Shqipëria
Konfiskohen 421 kilogramë drogë, arrestohet ish-doganieri, polici në kërkim
Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 421 kilogramë drogë në Thumanë të Fushë-Krujës.
Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë një polic, i cili punon në komisariatin numër 2 në Tiranë dhe një ish-punonjës i Doganës në Kakavijë, i cili e ka lënë punën në vitin 2016, shkruajnë mediat shqiptare.
Mëngjesin e kësaj të premteje të dy autorët e dyshuar po transportonin drogën, të ndarë në dy vetura, përcjell albinfo.ch.
Por, polici kuptoi që po ndiqej nga policia. Menjëherë ai braktisi veturën, ndërsa ish-doganieri vazhdoi rrugën derisa u kap në flagrancë nga policia.
Uniformat blu janë venë në ndjekje të kolegut të tyre, për ta vënë përpara drejtësisë. Policia ndërkohë ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Standardeve Profesionale, për të bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë për policin.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik