News
Konfirmohet rënia prej 34.5% e numrit të të huajve të ardhur në Zvicër
Javën e kaluar ka pasur disa shkrime që flisnin për rënien e theksuar të numrit të të huajve që kishin ardhur në Zvicër gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Një komunikatë e SEM e konfirmon këtë trend!
Migrimi në Zvicër gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka shënuar një rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Ky trend ka ardhur pasi që nga njëra anë ka pasur ulje të numrit të të ardhurve dhe nga ana tjetër shtim të atyre që gjatë të njëjtës periudhë kanë lëshuar Zvicrën. Si përfundim, “saldoja” e migrimit në tre muajt e parë ka qenë 15027 të huaj të rinj “neto”. Kjo përbën një rënie prej 34% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Federal për Migracion (SEM) të publikuar sot.
68% e të huajve me qëndrim të përhershëm në Zvicër janë shtetas të vendeve të BE-28 dhe EFTA-s.
Migrimi i të huajve (me qëndrim të përhershëm dhe jo i azilkërkuesve) në Zvicër në periudhën janar-mars 2016 ka shënuar rënie për 9.7%, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë ka shënuar ngritje prej 11.5% numri i atyre që e kanë lëshuar Zvicrën. Kjo jep saldon prej 15.027 të huajsh “neto” ose 34.5% më pak se në periudhën janar-mars 2015.
Rënie të shifrës neto të të ardhurve ka pasur si në mesin e shtetasve të vendeve BE/EFTA (-38.4%) ashtu dhe në mesin e atyre të shteteve të treta (-25.4%) thuhet në komunikatë.
Gjithsej gjatë periudhës së përmendur në Zvicër kanë migruar 32.667 persona nga BE/EFTA me qëllim pune. Në këtë shifër janë përfshirë si personat e huaj me qëndrim të përhershëm ashtu dhe ata me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Në krahasim me periudhën e njëjtë vitit 2015 kjo përbën një rënie prej 14.7%.
Po ashtu në periudhën janar-mars 2016 në Zvicër kanë ardhur të jetojnë si rezultat i bashkimit familjar 10.880 persona që është për 8% me pak se në janar-mars 2015. Ndërsa 21% e tyre ishin pjesëtarë familjesh të zviceranëve.
Në fund të marsit në Zvicër jetonin 2 milionë e 4263 të huaj. Prej tyre 1 milion e 371572 ishin shtetas të BE/EFTA-s dhe 632691 të shteteve të treta.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit