Lajme

Konfirmohet rasti i pestë i koronavirusit në Francë

Është konfirmuar edhe rasti i pestë i koronavirusit në Francë.

Rasti i pestë i koronavirusit të ri është konfirmuar në Francë, tha ministrja e Shëndetësisë, Aniez Buzen, sipas së cilës bëhet fjalë për vajzën e një burri 80-vjeçar, i cili gjithashtu është i infektuar dhe është në spital.

Buzen dje njoftoi se Franca do të dërgojë një aeroplan për t’i kthyer shtetasit e saj që ndodhen në epiqendrën e virusit Wuhan të Kinës, ndërsa aeroplani i dytë do të niset sot ose të premten, përcjell albinfo.ch.