Lajme
Konfirmohet: ‘Omicron’ përhapet më shpejt se Delta
Varianti Omicron përhapet shumë më shpejt sesa varianti Delta, konfirmoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Tashmë, Omicron është përhapur zyrtarisht në 89 vende të botës. Në vendet ku është shfaqur, ekspertët kanë konfirmuar se ky variant i ri përhapet më shpejt se Delta, thuajse dyfish, edhe në ato vende me nivel të lartë të imunizimit, falë vaksinimit.
Po sipas OBSH-së, Omicron pritet të jetë varianti dominues në gjithë botën, brenda muajit janar, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Kjo fundjavë e gjeti pjesën më të madhe të Europës në protesta, me mijëra vetë në shesh, kundër masave të ashpra anti-Covid, vaksinimit dhe certifikatës së gjelbër, që në disa shtete do të qëndrojë në fuqi së paku deri në mars të vitit të ardhshëm.
Protestat më të dhunshme dhe më masive janë regjistruar prej mbrëmjes së të premtes në Londër, me dhjetëra të plagosur, por asnjë të arrestuar, pas përleshjeve me policinë. Të shtunën, Britania shënoi rekord rastesh të reja, mbi 95 mijë, për të cilën këshilltarët e qeverisë thonë se mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën