Lifestyle

Konfirmohet: Era Istrefi këndon himnin e Botërorit 2018

Era Istrefi, do ta këndojë këngën zyrtare të Kupës së Botës në duet me aktorin Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan "The Guardian"

Ajo që përflitej prej ditësh, u konfirmua: E përditshmja britanike: Era Istrefi, do ta këndojë këngën zyrtare të Kupës së Botës në duet me aktorin Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan “The Guardian”.

Diplo do ta prodhojë këngën e cila pritet të publikohet të premten, shkruan Guardian duke u thirrur në burime të Billboard, transmeton Gazeta Express.

Will Smith po i rikthehet muzikës, pasi do ta incizojë himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 me yllin e zhanrit të muzikës reggaeton, Nucky Jam dhe këngëtaren kosovare të muzikës pop, Era Istrefin, shkruan e përditshmja britanike.

Kënga pritet të publikohet më 25 maj dhe është duke u prodhuar nga Diplo, producenti amerikan që i ka realizuar hitet “Lean On” dhe “Cold Water” me grupin e tij Major Lazer.

Kënga zyrtare e Kupës së Botës zakonisht performohet në ceremoninë hapëse apo përmbyllëse të turneut.

Të kujtojmë, Era Istrefi nga Kosova qe bërë e njohur në përmasa botërore në vitin 2016 me hitin e saj “BonBon”.