Maqedonia
Konfirmohen 51 viktima dhe mbi 100 të lënduar
Pançe Toshkovki u shpreh i prerë se përgjegjësit e kësaj tragjedie, përfshi dhe organizatorët do të përballen me organet e drejtësisë

Në tragjedinë në Koçan kanë humbur jetën 51 persona, ndërsa mbi 100 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Shtipit dhe në spitalet e Shkupit.
“Zjarri ka shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipe mjekësore nga qytetet e tjera të afërta, si dhe një helikopter me të cilin janë transportuar të plagosurit. Kanë humbur jetën 51 persona, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup,” tha Toshkovski, transmeton albinfo.ch.
Ai gjithashtu njoftoi se trupat e viktimave do të dërgohen në Shkup për obduksion. Ndërkohë, ai u shpreh i prerë se përgjegjësit e kësaj tragjedie, përfshirë organizatorët, do të përballen me organet e drejtësisë.
“Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Publike dhe me të gjitha organet e tjera. Po punojmë hap pas hapi për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie,” tha Toshkovski, duke shtuar se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi morale.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rusia kërkon mercenarë të dyshuar zviceranë Disa shtetas zviceranë u janë ekspozuar të dhënat e tyre personale në faqet e internetit pro-ruse...
-
Normat më të larta të interesit pas ndryshimit të qiramarrësit, rregull në Gjenevë
-
“Shpërndarësit e pabindur”: Këshilla dhe të vërteta rreth monedhave të refuzuara
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura?
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë