Lajme

Konfirmohen 3 të vdekur nga shpërthimi i hidrocentralit në Itali

3 persona raportohet se humbën jetën pas një shpërthimi në një hidrocentral në Itali.

Shpërthimi që ndodhi në orët e pasdites në hidrocentralin në digën e Suvijanës, rreth 70 kilometra në jugperëndim të Bolonjës u konfirmua me viktima nga kryetari i bashkisë së qytetit të afërt të Camunjana, Marco Masinara. Ai tha se shpërthimi ndodhi nëntë nivele nën tokë gjatë punës në turbinat, raporton e përditshmja Il Resto di Carlino.

Ai tregoi se kishte vështirësi në arritjen e viktimave.

“Brigada e zjarrfikësve po tenton të afrohet në vendin e ngjarjes, por po hasin në vështirësi”, shtoi ai.