Jeta në Zvicër
Konferencë për mekanizmat e rinj të financimit të bashkëpunimit ndërkombëtar
Më 18 janar, në një konferencë që do të mbahet në Cyrih do të prezantohen mekanizmat e rinj të financimit si dhe “Social Impact Bonds"

OKB vlerëson se deri në vitin 2030 do të nevojiten edhe 2.5 miliardë dollarë më shumë në vit për të realizuar synimet e saj për zhvillim të qëndrueshëm. Më 18 janar, në një konferencë që do të mbahet në Cyrih do të prezantohen mekanizmat e rinj të financimit si dhe “Social Impact Bonds”. Paraprakisht, SECO (Sekretariati Shtetëror pë Ekonomi) dhe organizata tjera pjesëmarrëse në organizim, në një biesdë me mediet, do të informojnë në lidhje me mundësitë dhe synimet.
Takimi mbahet të enjten, më 18 janar 2018, nga ora 8 deri në orën 8.45 në UBS, Paradeplatz 6, Raum 348 (kati i tretë) në Cyrih. Ata që duan tüe marrin pjesë, luten të paraqiten më së voni më 16 janar përmes kësaj adrese elektronike: events.cooperation@seco.admin.ch
Bashkëbisedimi me medie do të zhvillohet në gjuhën angleze. Referues në konferencën për medie do të jenë:
Raymund Furrer, udhëheqës ekonimik për bvashkëpunimin zhvillimor në SECO.
Phyllis Costanza, CEO UBS Optimus Foundation
Julie Katzman, Executive VP dhe CEO, Banka Ndëramerikane për Zhvillim (IDB).
Referuesit e konferencës:
Sekretarja shtetërore, Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch, drejtore e SECO-s
Ambasadori Manuel Sager, drejtor i DEZA-s
Sergio P. Ermotti, CEO UBS Group.
Konferenca organizohet nga SECO në bashkëpunim me DEZA, IDV dhe UBS Optimus Fundation. Mediet mund të kenë qasje në konferencë deri në orën 11.40. Sesionet në vijim zhvillohen pa praninë e medieve.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Janar 2018
- Ora12:00
- Data e përfundimit15 Janar 2018 - 12:00
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja Në kazermën e Bernës, një grup prej 120 vajzash të reja po përjetojnë për herë të...
-
Zvicra nuk di asgjë për planin sekret të azilit të liderit të CDU, Merz
-
5 vende në botë ku nuk jeton asnjë zviceran
-
Aeroplani zviceran detyrohet të kthehet në Berlin pak pas ngritjes
-
Gjatë përpjekjes për vjedhje, 16 vjeçari bllokohet në derën e dyqanit dhe vdes