Shkurt.ch

Konferencë në Yverdon-les-Bains për belbëzimin

Për Olivier Humez, nënkryetar i shoqatës franceze “Fjala-Belbëzimi”, i cili po ashtu është i prekur nga ky hendikep, deri në vitet 90, mediumet e kanë trajtuar belbëzimin për të qeshur. Sot, situata paraqitet më ndryshe, sepse ai tani trajtohet si një problem mjekësor dhe se ekzistojnë tretmanë efikas për të shëruar atë, ose për t`i marrë nën përkujdesje personat e prekur, që të mund të jetojnë më mirë me këtë anomali.

 

Marrja përsipër e këtij problemi në moshë të re, gjasat janë të mëdha për shërim, dhe se situata është më komplekse për moshën e adoleshencës, njofton Humez.  Tani nuk merret vetëm trajtimi i simptomave të këtij hendikepi, por edhe të lehtësimit të komunikimit në jetën e përditshme.

 

Me këtë problematikë të ndjeshme, e cila i prekë sidomos fëmijët në moshën 2-5 vjeç, por edhe më vonë, janë të ballafaquar po ashtu edhe familjet shqiptare në Zvicër. Prandaj, për t`i kuptuar më mirë rrënjët e kësaj çështje, si dhe për t`i kuptuar mundësitë e shërimit, mund të merrni pjesë në konferencën në fjalë, ku do të flasin specialistë të ndryshëm të kësaj fushe.

 

Vendi dhe ora e mbajtjes së konferencës : Aula Magna, Château d’Yverdon-les-Bains, nga ora 14:00, hyrja falas.