Jeta në Zvicër

Konferencë ndërkombëtare mbi dhunën sociale

Nga data 16 nëntor, e premte e deri më 17 nëntor, e shtunë, në Universitetin e Lozanës do të mbahet konferenca ndërkombëtare, me temën:

Dhuna shoqërore, dhuna në masë.

Çfarë reperkusione grupore dhe subjektive?

Kjo konferencë është organizuar nga ekipi i Muriel Katz në bashkëpunim me Manon Bourguignon, Giuseppe Lo Piccolo & Anaïs Coullery, LARPsyDIS, Rrjeti Ndërkombëtar i Kërkimeve “grupi, transmetimi dhe dhuna në masë”, Laboratori i Kërkimeve në Psikologjinë e Dinamikës Ndër-dhe Ndër-subjektive (LARPsyDIS), përcjell albinfo.ch.

Në të do të jepet një pasqyrë e ngjarjeve nga shekulli i kaluar, urrejtja midisi grupeve të njerëzve që u përshkallëzuan në gjenocidi, shpërngulje të detyruar, torturë, zhdukje me forcë e personave, deportim masiv, dhuna koloniale etj.

Gjatë këtij simpoziumi, në këto ngjarje do të përpiqen të hedhin dritë personalitetet të njohur siç janë: Mazen Almesber, Manon Bourguignon, Claudine Veuillet-Combier, Jacques Ehrenfreund, Marion Feldman, Betty Goguikian, Muriel Katz, Michèle Grossen, Denis Hirsch, Berdj Papazian, Michaël Petrou, Giuseppe Lo Piccolo, Michaël Prazan, Saskia von Overbeck Ottino, Règine ëaintrater etj.

Një konferencë shumë e dobishme dhe e preferuar për studentët shqiptarë që studiojnë në Zvicër, prandaj pritet që ata të marrin pjesë në një numër sa më masiv.

https://conference.unil.ch/larpsydis18-registration/

https://agenda.unil.ch/display/1537799428373

KONTAKT: [email protected]