Integrimi
Konferencë mbi parandalimin e diskriminimit racial në Universitetin e Lozanës
Shoqata e studentëve shqiptarë në Lozanë hap debatin në favor të luftës kundër racizmit dhe diskriminimit racor
Jemi dëshmitarë të shumë shkrimeve që spikatin të arriturat individuale të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar jo vetëm në Zvicër. Të arritura që të japin idenë që komunitetit ynë është shumë mirë i integruar dhe që pabarazitë apo aktet diskriminuese ndaj shqiptarëve i takojnë të kaluarës.
Po ja që fatkeqesisht studimet e ndryshme shkencore të realizuara në Zvicër tregojnë që komuniteti shqiptar në Zvicër është ndër komunitet e mëdhaja që më së shumti i ekspozohen diskriminimit, së paku në disa lëmenj të jetës, ku tani mund të bazohemi në rezultatet e studimeve. Më 30 tetor 2019 në Bernë u mbajt një tryezë e rrumbullakët, ku u paraqiten rezultatet në fushën e diversitetit dhe luftës kundër diskriminimit në fushën e tregut të punës, banimit dhe diskriminimit në sferat publike. Në tryezë të rrumbullakët u tha që mbi 20 vjet të kërkimeve tregojnë ekzistencën e diskriminimit ndaj «minoriteteve të dukshme», po kësaj radhe u dëshmu me rezultate të studimeve shkencore që personat e natyralizuar duhet të dërgojnë 30 % më shumë kandidatura se zviceranët me origjinë për të gjetur një vend të punës. Rezultatet e këtijë studimi figuronë në këtë lidhje në gjuhën angleze: https://nccr-onthemove.ch/wp_live14/wp-content/uploads/2019/02/nccrotm-WP20-Zschirnt-Fibbi_Feb19.pdf
Në këtë studim për pabarazi të trajtimit, personat me origjinë nga Kosova janë më të diskriminuarit. Këtu vlen të cekët që personat me emra kosovarë janë më të diskriminuar se personat me origjinë nga Kameruni apo nga Turqia.
Studimet shkencore njëherësh tregojnë për këtë fenomen të diskriminimit edhe në kërkim të banimit (banesave): https://www.bwo.admin.ch/bwo/fr/home/Wohnungsmarkt/studien-und-publikationen/diskriminierung-auf-der-schweizer-wohnungsmarkt.html
Ky studim shkencor eksperimental është realizuar nga ekspertët e Universitetit të Lozanës, të Gjenevës dhe të Neuchatelit, duke dërguar 11’000 kandidatura fiktive në zyrat për gjetjen e banimit. Edhe në këtë studim komuniteti shqiptar është më i diskriminuar.
Ndër ekspertët që ka marrë pjesë në realizimin e këtyre studimeve është zonja Rosita Fibbi që do të udhëheqë konferencën lidhur me parandalimin e racizimit të organizuar nga Shoqata e studentëve shqiptarë të Lozanës, në bashkëpunim me Federatën e shoqatave të studentëve të Lozanës dhe strukturave të Universitetit të Lozanës. Në konferencë do të marrin fjalën: zonja Vjosa Gërvalla, drejtoreshë e shoqatës Albinfo.ch, zotëri Migjen Kajtazi, përgjegjës i konsultimeve për viktima të diskriminimit racial pranë Zyrës kantonale të integrimit dhe parandalimit të racizimit – BCI.
Konferenca do të mbahet më 17 mars 2020, në orën 18, në Internef 275 në UNIL.
Publiku do të informohet për punën që bëhet në fushën e parandalimit të diskriminimit nga struktura dhe organizmat aktivë në Zvicër dhe në kantonin Vaud.
Për më shumë informata në faqen e Facebook-ut të Shoqatës së studentëve shqiptarë të Universitetit të Lozanës: https://www.facebook.com/events/1112600109074254/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Mars 2020
- Ora18:00
- LokacioniInternef 275, Lausanne
- Data e përfundimit18 Mars 2020 - 23:00
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës