Bota
Koncert rrugëve të Parisit, pianisti solidarizohet me francezët
Sulmet terroriste në Paris kanë tronditur botën, por pak shpresa për një të nesërme më të mirë do të japë një pianist me një koncert të realizuar para sallës Batakliata, e cila ishte cak i terroristëve, duke interpretuar këngën “Imagine” të John Lennon, i njohur si himni i paqes.
Pianisti është një 34-vjeçar, David Martell, i cili gjatë sulmeve ishte në një pub duke shikuar ndeshjen e futbollit mes Francës dhe Gjermanisë në “Stade de France”, e cila ishte gjithashtu në mesin e objektivave të sulmuesve.
Duke parë se çfarë po ndodhte, ai vendosi të vinte në Paris për të shprehur solidaritetin e tij me francezët.
„Kisha nevojë për të bërë diçka. Erdha për të ofruar pak qetësi, për t’u dhënë atyre njerëzve një shpresë të vogël”, deklaroi Martel për “The Guardian”.
Muzikanti mbërriti në Paris me biçikletë, me të cilën e kishte bartuar pianon e tij. Ai njoftoi se do të luajë në të gjitha vendet ku kanë përjetuar një formë të terrorizmit.
„Kontributi im do të jetë një turne që do të luaj në të gjitha vendet ku kanë ndodhur vrasjet. Parisi është qyteti i dashurisë. Përgjithmonë. Nëse ky terror vazhdon, jeta në Evropë nuk ka më asnjë kuptim. Me muzikën time kam për të luftuar në emër të paqes“, ka thënë Martel.
E-Diaspora
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptarë Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka vënë në pranga 11 persona. 10 të përfshirë në trafikun e...
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar”
-
Alban Ajdini punoi këpucë që mund të lidhen vetëm me një gisht
-
Nga Britania kthehen 47 shqiptarë që po qëndronin ilegalisht
-
Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në disa spitale të Zvicrës tani duhet të mbani maskë Gripi ka detyruar shumë zviceranë të qëndrojnë në shtrat për javë të tëra. Në dimër qarkullojnë...
-
Këshilli Federal redukton kostot e energjisë elektrike për të gjithë
-
Mercenari i parë zviceran vdes duke luftuar në Ukrainë
-
Për një vit, 308 pasagjerë ndezën një cigare në bord të avionëve të kompanive zvicerane
-
Zvicër: Piku i gripit ende nuk është tejkaluar