E-Diaspora
Koncert në Cyrih: “Troja” nga Prishtina dhe “Bloody Foreigners” nga Londra
Rock grupi Troja nga Prishtina dhe “The Bloody Foreigners” nga Londra për të gjithë adhuruesit e tyre në Zvicër do të mbajnë të shtunën, më 20 shkurt, koncert në Cyrih.

Rok grupi kosovar “Troja” është i njohur për këngë të fuqishme, sikurse që është kënga “Amaneti i Clown-it”, pastaj hiti i vitit të kaluar “Demokraci”, ndërsa “The Bloody Foreigners” nga Londra janë të njohur për hitet e tyre “Nuk po du banane” e “Shabani”.
Derisa “Troja” është e njohur me rokun protestues, “The Bloody Foreigners” nga Londra këndojnë në ritëm reggae, herë rock, punk apo Jimi Hendrix popullorçe.
Koncerti me “Trojen” ishte menduar të mbahej në Zvicër me rastin e festave të nëntorit, por ishte anuluar për shkak të problemit me sigurimin e vizave.
Koncerti mbahet në Komplex, Kohlstrasse 457 dhe është mundësuar nga “Different Shows” me Fatmir Hazirin në bashkëpunim me shoqatën “Brezi Ynë”.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Shkurt 2016
- Ora20:00
- Data e përfundimit31 Korrik 2016 - 0:00
E-Diaspora
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët Intervistë me imamin Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër...
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk di asgjë për planin sekret të azilit të liderit të CDU, Merz Një plan sekret për të zgjidhur çështjen e migracionit po bën bujë në Gjermani. Sipas gazetës...
-
5 vende në botë ku nuk jeton asnjë zviceran
-
Aeroplani zviceran detyrohet të kthehet në Berlin pak pas ngritjes
-
Gjatë përpjekjes për vjedhje, 16 vjeçari bllokohet në derën e dyqanit dhe vdes
-
Eksportet zvicerane përballen me kosto të larta nga tarifat amerikane