Integrimi
Koncert humanitar për të ndihmuar skamnorët në Kosovë
Të premten e kaluar në Biel/Bienne është organizuar një koncert humanitar nga shoqata “Rinia Humanitare në Zvicër”
Organizatorët e koncertit, njëherësh udhëheqës të shoqatës, të rinjtë shqiptarë në Biel/Bienne, Isuf Gashi, Shqipron Kryeziu dhe Emire Osmani, ishin mledhur bashkë në këtë manifestim që e kishin quajtur „Së bashku ndërtojmë“.
Ishte kënaqësi të ishe i rrethuar nga veshjet shumëngjyrëshe të krahinave të ndryshme të qyteteve tona. Për pak kohë harruam se jemi në Zvicër, harruam se jemi larg vendlindjes sonë.
Pjesëmarrja e artistëve të ndryshëm nga grupi profesional i valleve “SHOTA” nga Aarau sollën në skenë ritmet e valleve të jugut e të veriut të Shqipërisë. Ndërsa ansambli kulturo-artistik “Mërgimi” nga Neushateli i Zvicrës solli emocionet e dasmave nga Kosova. Programin artistik e pasuruan vëllezërit Sami dhe Avni Alimusaj nga Biel/Bienne, Pandora, Lumturije Selmani, Hevzi Kumanova, shoqëria kulturore “Besa” nga Biel/Bienne e shumë e shumë të tjerë…
Të gjithë ishin mbledhur për një qëllim, të tregojnë më shumë se kurrë humanizmin e bujarinë për të ndihmuar një familje skamnore në Prishtinë pa strehë mbi kokë. Ndjenjën të jesh i varfër e njohim të gjithë. E njohim këtë se nga kjo na ka sjellë që të marrim rrugët e mërgimit, për një të ardhme më të mirë, për një të ardhme më të mirë të fëmijëve.
E të rinjtë këtu në Biel/Bienne, edhe pse shumica janë të lindur apo kanë ardhur më vonë në Zvicër, nuk kanë harruar sesa e vështirë është fillimi, jeta në vendet tona, e kjo të bën që t’i admirosh edhe më shumë e t’i përgëzojmë për idenë që kanë nisur.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm Muhamed Hamdaui (PSR), zyrtar komunal nga Biel/Bienne dhe Cedric Nemitz, drejtor për Kulturë dhe Sport në Biel/Bienne.
Organizatori i koncertit humanitar, Isuf Gashi, ka mbetur tepër i kënaqur dhe thotë se vitin e ardhshëm do jetë edhe më mirë.
“Shuma e mbledhur, 11 000 franga, duke i hequr shpenzimet e tjera, çdo qindarkë apo rap i mbledhur do të destinohen në një projekt humanitar në Prishtinë. E kjo do jetë një befasi tepër e bukur për atë familje që nuk di asgjë në lidhje me aktivitetin humanitar në Biel/Bienne”, tha Isuf Gashi.
Moderimi i programit i është besuar Ali Sylejmanit, ndërsa drejtuese e programit artistik ishte Majlinda Dibra, e cila me një prezantim dinjitoz binte në sy me fustanin me lulëkuqe, me lulet kuq e zi që simbolizonin flamurin shqiptar
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim