Integrimi

Komuniteti shqiptar në Nju Jork përgatitet për shenjtërimin e Nënës Terezë

Një shtatore e Nënës Terezë do të përurohet në Bronx të Nju Jorkut, në mëngjesin e së dielës, kurse shumë shqiptarë kanë marrë rrugën drejt Romës

Shenjtërimi i Nënës Terezë është një moment historik që nuk duhet humbur në Romë dhe Nju Jork. Kjo ka rëndësi për shqiptarët, pasi që Nënë Tereza e kishte shprehur vazhdimisht përkatësinë e saj shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Rrjeti televiziv amerikan “CBSU”, ka realizuar një storie me shqiptarët e Nju Jorkut. Një shtatore do të zbulohet në Nju Jork të dielën në mëngjes në një ceremoni zyrtare. Asamblisti Mark Gjonaj pret që të ketë shumë njerëz. “Ne e dimë se çfarë figure ishte Nëna Terezë. Ne kemi nevojë për më shumë njerëz human¨¨e”, thotë ai.

“Ajo që kisha po e bën, është ajo që kam besuar unë moti. Ajo ishte një shpirt i shenjtë”, thotë pelegrini Gjon Chota. Ai do të jetë në Romë të dielën së bashku me 80 të tjerë nga Kisha Katolike Shqiptare në Hartsdale.

Dr. Snpresa Xhakli është tashmë rrugës për në Romë. Gruaja myslimane dhe një doktor kanë udhëtuar nga ish-selia e saj në Indi, ku ajo kishte studiuar dhe jetuar. “Ajo ia ka kushtuar tërë jetën e saj mirësisë”, thotë Xhakli.

Por, jeta e Nënë Terezës nuk ishte pa luftë. Letrat e saj private zbulojnë ankthin e brendshëm dhe ndjenjat e errësirës shpirtërore. Kisha pranon se shenjtorët janë të pastër, por jo të përsosur. Por, shqiptarët e duan atë. “Të gjithë e duan atë. Sa herë që flasim për diçka, ajo vjen deri tek biseda”, tha Gentian Gjinaj me plis të bardhë.

Nëna Terezë në vitin 1979 fitoi Çmimin Nobel për Paqe. Misionet e saj bamirëse ishin pothuajse në tërë botën.