Integrimi
Komuniteti shqiptar në Itali prezantohet në “Parma, kryeqytet i kulturës italiane 2021”
Shqipëria u prezantua nga të rinjtë e komunitetit shqiptarë në Parma, të organizuar nga shkolla shqipe “Scanderberg” dhe nga “Forum Donne Indipendenti”, Forumi i gruas shqiptare në Parma

Ditën e diel, më 3 tetor 2021, sheshi kryesor i qytetit të Parmës ishte ngjyrosur më shumë se kurrë me motive nga e gjithë bota.
Një manifestim ndërkulturor u mbajt në kuadrin e Parma Capitaledella Cultural taliana 2021. (Parma, Kryeqyteti i kulturës italiane 2021), shkruan në komunikatën e dërguar në redaksinë e albinfo.ch.
Shumë nga popujt që jetojnë në Parma sollën motive, tinguj e poezi nga vendi i tyre.
Shqipëria u prezantua nga të rinjtë e komunitetit shqiptar në Parma, të organizuar nga shkolla shqipe “Scanderberg” dhe nga “Forum Donne Indipendenti”, Forumi i gruas shqiptare në Parma.
Kostumet tradicionale u sollën nga Sara e Juri Murto, vëlla e motër. Sara vishte kostumin e Korçës, ndërsa Juri Fustanellën. Si dritë vezulluan në mesin e ngjyrave nga e gjithë bota, të fisëm, elegantë e plot krenari i mbajtën të veshur motivet shqiptare dhe flamurin kuq e zi Juri e Sara.
Grupi artistik “Një mijë Yje” (Enisa, Silvia, Leila, Noela, Emily e Sara) sollën disa motive të valleve shqiptare nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Vallja nisi me Enisën që për herë të parë veshi kostumin magjeps të Mirditës, raporton albinfo.ch.
Prezantimi i Shqipërisë u shoqërua me duartrokitje dhe përgëzime të veçanta për nivelin e lartë të paraqitjes artistike dhe pasurisë folkloristike.
Prindër e organizues u ndiem vërtet të lumtur dhe krenarë për paraqitjen dinjetoze të Shqipërisë në këtë manifestim të madh nga fëmijët tanë të lindur e të rritur në Parma, por që aq bukur dhe me fisnikëri e prezantuan kombin e tyre.
Ky eveniment u organizua nga Bashkia e qytetit të Parmës, në bashkëpunim me dhjetëra shoqata dhe institucione shtetërore dhe private.
Kostumet u krijuan nga Tradita Shqiptare Edlira Sulaj Tiranë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Panairi i Librit në Gjenevë, promovimi i letërsisë shqipe Gjeneva do të mirëpresë Panairin e Librit e cila do të promovojë letërsinë dhe autorët shqiptarë....
-
Kosovarët s’do të regjistrohen më si shtetas serbë në Gjermani
-
“Angazhohem për cilësi të jetës duke e ndier afër kulturën time të origjinës”
-
Milano: Shqiptari përplaset nga treni
-
7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Banorët kundërshtojnë hapjen e pikës së re nga McDonalds Pas vitesh përpjekjesh, ekskluzivitetet e ushqimit të shpejtë kanë filluar të përhapen në Zvicër – por...
-
Një tjetër komunitet zviceran dëshiron të kufizojë fluksin e turistëve
-
Sigurimi i makinave do të rritet këtë vit në Zvicër
-
Deputetët duan të intensifikojnë kontrollet në kufijtë e Zvicrës
-
Zvicra në prag të një sistemi të ri tatimor për çiftet e martuara