Lajme

Komuniteti i shqiptarëve në Zvicër, përkrah Votën e Diasporës në Shqipëri

Në Cyrih u mbajt diskutimi i hapur në lidhje me përfshirjen e Diasporës në votimet në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.

Diaspora Për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) organizuan një diskutim të hapur mbi pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në votimet në Shqipëri.

Pas takimit në Toronto të muajit janar, të enjten mbrëma (16.03.2023) u mbajt takimi i radhës i Diaspora për Shqipërinë e Lirë me komunitetin shqiptar, këtë radhë në Cyrih të Zvicrës.

Postimi i plotë nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë:

Ky ishte një takim i shkëlqyer që kishte për qëllim:

  1. Njohjen me anëtarët dhe prezantimi i punës së DPSHL-së.
  2. Informimin për të drejtën e votës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rëndësinë e saj për të ardhmen e vendit tonë.
  3. Pyetje/përgjigje me pjesëmarrësit në takim.
  4. Marrja e mendimeve të tyre dhe angazhimin e tyre në çështjet që prekin Shqipërinë.

Bashkëpresidentët e DPSHL, Jonida Flöer-Bruci dhe Florian Haçkaj ishin prezentë e bashkë me Dr. Klodian Rado nga Kanadaja. Ata dhane një pasqyrë të asaj ku jemi me Votën e Diasporës e çfarë duhet të vijë më pas.

Kjo panoramë u plotësua me eksperiencën e Eleonit Smajli, i cili është bashkëthemelues i fushtaës DU ME VOTU që ka ndihmuar Diasporën e Kosovës të regjistrohet masivisht në zgjedhjet e kaluara.

Qëndresa Sadriu-Hoxha, parlamentare e Kantonit të Cyrihut, dha mesazhe për rëndesinë e angazhimit të shqiptarëve jo vetëm në politiken e vendeve të origjinës por edhe në ato ku jetojnë.

Kishim kënaqësinë të kishim prezent me videomesazhet e tyre shumë domethënëse Prof. Artan Fuga dhe Florjan Binaj.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e në veçanti shprehim mirënjohjen për ata që gjeten kohën të vinin në një dite jave, pas orarit të punës, duke marrë kohë nga familjet e tyre.

Mbështetja juaj është një motivim më shumë për ne e ju ftojmë të bashkoheni duke plotesuar formularin e antarësimit në www.diasporaofalbania.com

Të tjera shtete dhe takime të rëndësishme me diasporën na presin, thuhet në postimin DPSHL-së.

May be an image of 11 people and people standing
albinfo.ch
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
albinfo.ch
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
albinfo.ch
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
albinfo.ch
Foto Driter Gjukaj