Financa

Komuna Vaduz u dhuron 100 franga secilës shtëpi

Komuna Vaduz ka 'tepricë' 600 mijë franga dhe ka menduar që 300 mijë ti shpërndajë si dhurata nëpër shtëpitë e qytetarëve, kurse pjesën tjetër si ndihmë për të prekurit e tërmetit në Indonezi.

Komuna Vaduz qëndron mirë financiarisht. Bile aq mirë, saqë do u jap dhurata për krishtlindje banorëve të saj. Këshilli Komunal ka vendosur që gjatë periudhës së krishtlindjeve secila shtëpi të mar 100 franga dhuratë, shkruan albinfo.ch.

Shpenzimet e përgjitshme të komunës do jenë 300 mijë franga.

“Dhurata 100 franga do mund të merret si kuponë në supermarketet ose restorantet e Vaduzit,” tha kryetari Ewald Ospelt.

Por jo vetëm banorët do përfitojnë nga gjendja e mirë financiare. 300 mijë franga tjera do jepen në formën e një mbështetje për viktimat e tërmetit në Indonezi, e cila ka lënë pa çati mbi kokë 70 mijë persona. Atje shërbejnë për të ndihmuar Kryqi i Kuq dhe Caritas Liechtenstein.