Lajme

Komuna Fully nderon shqiptarët në festën vjetore

Ambasadori kosovar në Zvicër, Mentor Latifi, ishte i ftuar i nderit

Komuna Fully në Kantonin Valis është shtëpi e një numri të konsiderueshëm të komunitetit shqiptar, posaçërisht të rajonit të Medvegjës, që përbëjnë rreth 20% të banorëve të kësaj komune.

Në festën shtetërore, komuna kishte Kosovën dhe kulturën shqiptare si mysafir kryesor, me ç’rast ambasadori Latifi ishte i ftuar i nderit, transmeton albinfo.ch.

Ambasadori Latifi u prit në takim nga Kryetarja e Komunës, znj. Caroline Ançay-Roduit, si dhe morri pjesë në mbledhjen festive të Këshillit Drejtues të qytetit, të mbledhur enkas për këtë rast.

Tutje, Ambasadori Latifi pati rastin t’u drejtohej të pranishmëve në sheshin kryesor me një fjalë përshëndetëse, në të cilën vuri theksin tek suksesi i integrimit të mirëfilltë të shqiptarëve që po e has në secilin lokalitet në Zvicër, e që gërshetohet me mirëpritjen e jashtëzakonshme zvicerane, duke e shndërruar komunitetin shqiptar si një aset të përbashkët të të dyja shteteve.

Me këtë rast, Shoqata Medvegja dhe shqiptarët e Kantonit Valis paraqitën një program të pasur kulturor.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch