Kosova
Komuna e Skenderajt organizon aktivitete argëtuese për mërgimtarët
Ky event do të fillojë më 16 korrik dhe do të përfundojë më 16 gusht.

Komuna e Skenderajt ka organizuar Muajin e Diasporës për t’i mirëpritur mërgimtarët.
Ky event do të fillojë më 16 korrik dhe do të përfundojë më 16 gusht e ku do të përfshihen aktivitete muzikore, aktivitetet sportive, ekspozita, panaire e kampe rinore.
Postimi i plotë i kryetari të kësaj komune, Bekim Jashari:
Të nderuar qytetarë të komunës së Skenderajt,
E dashur diasporë,
Pas një periudhe të vështirë pandemike, e cila pamundësoi ardhjen tuaj në vendlindje dhe pritjen dinjitoze për ju, këtë vit po e vazhdojmë traditën e pritjes me zemër për ju që mbani gjallë ekonominë, familjet dhe shtetin tonë.
Nga data 16 korrik e deri me 16 gusht do të organizojmë për ju muajin e diasporës, me aktivitete të shumta kulturore, argëtuese e sportive.
Në sheshin “Adem Jashari”, do të ofrojmë mbrëmje muzikore me këngëtarët më eminent të estradës sonë, në shenjë falënderimi e mirënjohje për bashkëqytetarët tonë që jetojnë në diasporë, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në luftën tonë të përbashkët për liri e Pavarësi dje dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të shtetit tonë sot.
Mirë së vini diaspora jonë, Ju presim me zemër!
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Edona Elshan: Një udhëtim akademik nga Zvicra në Holandë Edona punon si asistente profesore në KIN Center for Digital Innovation në Universitetin VU Amsterdam...
-
Welcome Home Immobilien GmbH, ofrues novator i ndërtesave atraktive në rajonin e Bazelit
-
Arrestohet në Angli 56-vjeçari shqiptar, kultivoi kanabis
-
10 të arrestuar në bandën e drogës të vëllezërve shqiptarë në Milano
-
Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave të diasporës
Jeta në Zvicër
-
78% e familjeve zvicerane kanë një makinë Zvicra është një vend i makinave – edhe sistemi i zhvilluar mirë i transportit publik nuk...
-
Si mund të mbroheni nga shkëputjet e pabaza të marrëveshjes së qirasë në Zvicër?
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji mars
-
Veturat pa shofer janë autorizuar nga sot në Zvicër, por nuk është miratuar asnjë mjet autonom
-
Gjeneva do të presë konferencën për konfliktin në Lindjen e Mesme më 7 mars