Kosova
Komuna e Podujevës ofron ndihmë financiare për të miturën që u ther në Ferizaj
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se gjendja e 12-vjeçares që ditë më parë u sulmua me thikë në Ferizaj ka nisur të stabilizohet, duke bërë me dije se do të ofrojë ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen e saj.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Klinikën Intensive në QKUK e kam vizituar M.B. 12-vjeçare nga Podujeva, e cila së bashku me motrën e saj L.B. 15-vjeçare, para dy ditësh u përballën me një rast të rëndë në Ferizaj. Të dyja këto dhe dy persona të tjerë u sulmuan me thikë nga një person tjetër, por nga të gjithë M.B. e kishte gjendjen më të rëndë. Për fat të mirë, gjendja e vajzës që ndodhet në Klinikën Intezive në QKUK ka filluar të stabilizohet. Motrat M.B. dhe L.B. i përkasin komunitetit ashkali dhe janë nga Podujeva”, thuhet në njoftimin e Bulliqit.
M.B. është nga Podujeva dhe po trajtohet në Klinikën Intensive në QKUK në Prishtinë, pasi pati lëndime të rënda trupore nga sulmi i një personi të dyshuar më 11 nëntor.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?