Kosova
Komuna e Lipjanit, dy vendime të rëndësishme për mërgimtarët
Këto vendime i ka marrë kryetari i Komunës, Imri Ahmeti

Komuna e Lipjanit sot ka marrë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me ardhje e mërgimtarëve, përcjell albinfo.ch.
Me vendim të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nga data 22.07.2019 deri më 31.08.2019 sektori i Gjendjes Civile në Lipjan do të punojë prej orës 08:00 deri më 18:00, nga e hëna deri të premtën, ndërsa në ditën e shtunë nga ora 10:00 deri në 14:00.
Zgjatja e orarit të punës për periodën prej 22.07.2019 deri më 31.08.2019 do të bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave që parashtrohen në këtë sektor që ndërlidhet me fluksin e ardhjes së mërgimtarëve nga shtetet e ndryshme të botës, të cilët kanë të nevojshme rregullimin e dokumenteve.
Komuna e Lipjanit po ashtu ka marrë vendim që të lëshohet parkingun për mërgimtarë, shkruan Indeksonline.
Me propozimin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe me vendim të Këshillit të drejtorëve nga nesër do të lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja dhe parkimi i veturave në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja deri më 31.08.2019.
Komuna e Lipjanit tashmë ka hapësirën e nevojshme për t’i parkuar veturat të gjithë mërgimtarët, të cilët kanë nevojë.
E-Diaspora
-
Shqipëri: 282 588 kërkesa për votim nga jashtë, 183 382 të miratuara Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për...
-
Gjykata Federale: Kosovari duhet të largohet përfundimisht nga Zvicra
-
Kristian Oroshi dhe Two.jobs “Beso se mundesh dhe je në gjysmë të rrugës”
-
Mbrëmje Gala në 30 vjetorin e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Lozanës
-
Promovim libri dhe film dokumentar në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së
Jeta në Zvicër
-
25 shkurt 2020: Dita kur Covid-19 zbarkoi në Zvicër Lajmi shumë i frikshëm shpërtheu të martën, 25 shkurt 2020: rasti i parë i atij që...
-
Çmimet e qirave në qytetin e Bernës u rritën me 3.2 për qind
-
Gjykata Federale: Kosovari duhet të largohet përfundimisht nga Zvicra
-
Rritje e konfiskimeve të cigareve kontrabandë në Zvicër në vitin 2024
-
10 profesionet më të paguara në Zvicër