albinfo.ch
Zhvillim
Komuna e Gjilanit dekorohet me çmimin „The best City Model Award”
Komuna e Gjilanit në panairin ndërkombëtar "Investment Management Exhibition" që po mbahet në Cyrih është dekoruar me çmimin „The best City Model Award" nga IME.
Me këtë çmim Gjilani paraqitet si shembulli më i mirë për investime të huaja në rajon.
Kjo do të thotë shumë për kryetarin e Gjilanit që ishte i pranishëm në këtë panair në Cyrih.
„Me vetë faktin që Gjilani është ranguar me Bacelonën dhe Cyrihun do të thotë shumë, sepse ne kemi krijuar brend të ri për komunën që nuk e kanë bërë të tjerët dhe do të merret parasysh nga investitorët”, tha në Cyrih për albinfo.ch numri një i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Përzgjedhja e Komunës së Gjilanit nuk është e rastësishme. Komuna e Gjilanit ishte zgjedhur qysh në tetor dhe ka respektuar të gjitha kriteret zhvillimore komunale për të mbërritur në Cyrih.
„Ky është hapi i parë për ta nxjerrë Gjilanin nga depresioni ekonomik”, thekson kryetari i i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Gjilani ofron ambient të sigurt për investime të huaja, duke përfshirë edhe investitorët nga diaspora shqiptare, ka thënë Lutfi Haziri para investitorëve të huaj në panairin ndërkombëtar “Investment Management Exhibition”, që po mbahet në Cyrih të Zvicrës.
Ai ka thënë se investitorët e huaj kanë shumë arsye për të ardhur në Gjilan për të investuar. Komuna ofron shumë lehtësi për investitorët e huaj, të cilët janë të liruar nga taksat.
Pastaj ka përmendur si shembull investitorët shqiptarë nga diaspora, si Vali Ranch, etj.
Kryetari i Gjilanit ka ofruar tri mundësi të investimeve në komunën e tij.
Duke filluar nga infrastruktura, zhvillimi i qendrës së qytetit, përkatësisht rindërtimin e kësaj pjese të qytetit, që janë tri objekte të mëdha kapitale që përfshijnë administratën publike, një objekt multikulturor, kinematë moderne edhe sallat e teatrit dhe hotelin me standarde të reja evropiane të hotelerisë.
Pjesa e dytë është PPP, partneriteti publiko privat, që Komuana e Gjilanit ofron në fushën e rekreacionit, sportit dhe turizmit.
Dhe pjesa e tretë është shfrytëzimi i resurseve nëntokësore, kryesisht ujërat termale që shërbejnë për shëndetësi.
Investimet për t’i zhvillluar të gjitha këto kapin qindra miliona, por për kreun e Gjilanit është vetëm fillimi, ndërsa Komuna e tij dhe Qeveria e Kosovës kanë buxhet të vogël për ta bërë realitet këtë.
„Realisht me një logjikë të përbashkët të investimeve do të arrijmë t’i realizojmë të gjitha këto projekte”, tha për albinfo.ch kryetari Haziri.
Gjatë këtij panairi në Cyrih, kryetari i Gjilanit ka zhvilluar takime me investitorët potencialë dhe pret rezultate konkrete nga kjo vizitë në Zvicër.
Për shkak të mosinteresimit të Qeverisë për të investuar në këtë pjesë të Kosovës, Gjilani ka gëzuar mbështetjen më të ulët në 15 vjetët e fundit në krahasim me komunat e tjera.
„Ndoshta komunat e tjera kanë qenë më rurale dhe të pazhvilluara, por kanë marrë mbështetje për zhvillim nga Qeveria e Kosovës”, tha Lutfi Haziri, duke theksuar nevojën për investime imediate në rajonin e Anamoravës.
Edhe Këshilli i Evropës i ka dhënë Flamurin e Evropës Komunës së Gjilanit, mirënjohje kjo më e rëndësishme në ruajtjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe paqe e stabilitet në rajon.
Investitorët e pranishëm janë interesuar se kur do të hapen zonat e lira ekonomike në Gjilan për ujërat termale, etj.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind