Kosova
Komuna e Gjakovës mundëson regjistrimin e diasporës në objektin komunal
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se regjistrimi i diasporës, që mund të bëhet deri më 31 gusht të këtij viti, mund të bëhet në objektin komunal.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju njoftojmë se nga sot regjistrimin mund ta bëni në objektin e komunës (ndërtesa ish-Bankosi). Këndi i regjistrimit ndodhet në hapësirat e gjendjes civile, ku një regjistrues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës do të kryejë të gjitha procedurat”, njofton komuna.
Orari për regjistrim është nga ora 08:00- 16:00, përveç kohës së pauzës, 12:00- 13:00.
“Regjistrimi i popullsisë është proces shumë i rëndësishëm, i cili i kontribuon të gjitha proceseve të zhvillimit të politikave dhe shërbimeve. Mërgata është pjesë vitale dhe e pandashme e Kosovës, andaj edhe pjesëmarrja e juaj në regjistrim është tejet me rëndësi”, thuhet tutje në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicra nënshkroi në Davos marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin është shprehur i kënaqur me marrëveshjen, veçanërisht për shkak të diasporës...
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
Jeta në Zvicër
-
Flixtrain, së shpejti në Zvicër? Kompania gjermane Flix - e cila gjithashtu zotëron Flixbus - së shpejti mund të nisë shërbimin...
-
Kurti: Marrëveshja për Tregtinë e Lirë krijon mundësi të reja eksporti për bizneset kosovare
-
Gripi në Zvicër fillon të zbehet
-
Dyfishim i mundshëm i falimentimeve në 2025
-
Sanija Ameti mbetet bashkëpresidente e Operacionit Libero