Shkurt.ch

Kompanitë zvicerane zhvendosin prodhimin e tyre jashtë vendit

Frangu zviceran vetëm sa po forcohet. Gjithnjë e më pak franga po këmbehen për euro.

Kjo më së shumti po kënaq konsumatorët zviceranë në kufi.

Nga ana tjetër, kjo po bëhet edhe më problem për industrinë zvicerane të eksportit.

Një numër i konsiderueshëm firmash zvicerane kanë probleme me kursin e dobët të këmbimit me euro.

Kompanitë në fjalë duhet të reduktojnë vendet e punës ose të transferohen jashtë Zvicrës.

Sipas një studimi të bërë nga emisioni “10 vor 10” në Televizionin zviceran SF, 500 kompani zvicerane janë duke zhvendosur prodhimin e tyre jashtë vendit.