Kosova
Kompanitë që pretendojnë se janë mashtruar nga Bechtel&Enka
E tërë autostrada është në gjatësi prej 60 kilometra, ndërsa është paraparë se kjo autostradë do të kushtojë 700 milionë euro
Grupi prej 25 kompanive nga Kosova e Shqipëria të kontraktuar si punëkryese në “Autostradën Arbën Xhaferi”, pretendojnë se janë mashtruar nga kompania Bechtel Enka lidhur me pagesat për ndërtimin e disa prej urave. Ata pretendojnë se kjo kompani u ka mbetur borxh 989 mijë euro.
Fillimisht këto 25 kompani ishin nënkontraktuar nga kompania kroate “Suma Engineering Platform” që kishte qenë e kontraktuar drejtpërdrejt nga Bechtel Enka, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e autostradës.
Këto kompani para tri ditësh i janë drejtuar zyrës së Kryeministrit me një kërkesë për zgjidhjen e problemit. Ata kërkojnë reagimin e qeverisë, pasi në të kundërtën, thonë se një numër i madh i kompanive do të falimentojnë dhe do të mbeten pa punë rreth 300 punëtorë, transmeton ‘monitor’.
“Meqenëse ne kishim marrëveshje kontraktuale me kompanin “Suma Engineering Platform” dhe kohë pas kohe vërehej dukuria e mospagesave nga ana e kësaj kompanie, në mes të muajit maj 2018 kemi njoftuar përfaqësuesin e kompanisë z. Antonie Tomic për ndërprerjen e punëve në këtë projekt për arsyje të mospagesave me kohë të faturave”, thuhet në letrën e dërguar nga këto kompani te kryeministri Haradinaj.
Në këtë dokument kompanitë thonë se i kishin ndërprerë punimet kah mesi i muajit maj të vitit të kaluar. Dhe se pas këtij veprimi nga ta, përfaqësuesit e Bechetel Enka i kishin ftuar në takim më 24 mars, përcjell albinfo.ch.
“Na është garantuar nga përfaqësuesit e Bechtel Enka që do të na paguajnë obligimet (Borxhet)që i ka kompania Suma Engineering platform deri me datën 24 maj 2018 si dhe kanë marr përgjegjësi dhe kanë premtuar për pagesat e obligimeve (do të ju qëndrojmë mbrapa) deri në fund të projektit”, thuhet në shkresën e dërguar kryeministrit.
Pas kësaj këto kompani kishin vazhduar punimet dhe furnizimet për këtë projekt.
“Fillimisht dukej se kjo çështje u përmirësua por me kalimin e kohës filluan prapë problemet me mospagesat e faturave, që deri më tani vlera e përgjithshme e borxhit që kompania Suma Engineering platform ndaj kompanive lokale është 989 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, është kompania e cila po ndërton këtë autostradë.
Autostrada Prishtinë- Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi”, ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2018. Por, ajo nuk ka përfunduar ende, duke i tejkaluar tashmë afatet e parapara.
Realizimi i këtij projekti filloi në vitin 2014. E tërë autostrada është në gjatësi prej 60 kilometra, ndërsa është paraparë se kjo autostradë do të kushtojë 700 milionë euro. Autostrada “Arben Xhaferi” është vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova” deri në kufirin Kosovë-Shqipëri, e cila nga ana tjetër lidhet me autostradën Durrës-Kukës në kalimin kufitar Morinë, në kufirin Shqipëri-Kosovë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra