Lajme
Kompanitë nga Kosova promovohen në Portugali
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova në panairin “Web Summit 2024”, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë nga data 11 deri më 14 nëntor 2024, përcjell albinfo.ch.
Kompanitë kosovare të pranishme në këtë panair janë: Mikkena Global J.S.C., Innovation Academy Sh.P.K, Quantix L.L.C, Stree L.L.C, Tretek Sh.P.K, Global CT Digital Kosovo Sh.P.K, IT Outsourcing Sh.P.K, Terra Agency dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji.
Kompanitë janë duke i promovuar produktet dhe shërbimet që i ofrojnë në lëmin e teknologjisë informative, njëherësh po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe partnerë potencialë me qëllim të krijimit të bashkëpunimit dhe rritjes së shërbimeve në sektorin e TIK-ut.
Stendën e Kosovës në “Web Summit” e ka vizituar znj. Edona Maloku- Bërdyna, ambasadore e Kosovës në Portugali. Mes tjerësh, stendën e Kosovës e ka vizituar edhe znj. Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë.
Kompanitë nga Kosova patën rastin ta vizitojnë edhe Ambasadën e Kosovës në Lisbonë, Portugali.
Në Lisbonë ka qëndruar edhe U.d. i Drejtorit të përgjithshëm të KIESA-s, z. Zef Dedaj, i cili ka marrë pjesë në ngjarjen “Corporate Innovation Summit”, që është mbajtur në Akademinë e Shkencave. Në dy tryezat e diskutimit me temat: “Transforimi i IA-së në ndërmarrje” dhe “Si po riformëson teknologjia procesin krijues në ndërmarrje”, z. Dedaj ka shpjeguar se si po zhvillohen këto dy instrumente të ICT në Kosovë si dhe ka folur për mundësitë që ofron vendi ynë në fushën e teknologjisë informative.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











