Lajme
Kompanitë nga Kosova ekspozojnë prodhimet në Amsterdam
Në këtë panair, kompanitë kosovare po i ekspozojnë prodhimet e tyre nga sektori i ushqimit dhe i pijeve,
Bëhet e ditur se në Amsterdam të Holandës sot është hapur panairi ndërkombëtar “WORLD PRIVATE LABEL 2022”, në të cilin po marrin pjesë katër kompani nga Kosova, me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), informon albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në këtë panair, kompanitë vendëse: KAMILA, KOSOVA WINE, HIT FLORES LLC dhe EGI GROUP, po i ekspozojnë prodhimet e tyre nga sektori i ushqimit dhe i pijeve, siç janë: çokollatat e llojeve të ndryshme, prodhime konditorike, biskota, shpageta, makarona dhe brumëra të ndryshëm, fruta mali – të ngrirë dhe të thatë, bimë mjekuese aromatike, kërpudha, dredhëza, prodhime ECO dhe organike, pije alkoolike etj.
Të gjitha këto lloje të prodhimeve janë të ekspozuara në hapësirën prej 36 m2, e cila gjendet në Europa Complex, Hall 7, në shtandin me numër F-7463.
Shtandi i Kosovës po frekuentohet nga vizitorë të shumtë, me ç’rast përfaqësuesit e kompanive nga Kosova po e shfrytëzojnë rastit që të zhvillojnë takime me biznese të jashtme, me synim të gjetjes së tregjeve të reja jashtë vendit.
Panairi po mbahet në RAI Exhibition Centre dhe do të jetë i hapur deri më 1 qershor 2022. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit