CH-Ballkani
Kompanitë kosovare përfitojnë nga përvojat e djathëbërësve zviceranë
Prodhuesit zviceranë të djathit gjatë një vizite në Prishtinë janë njoftuar nga afër me mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë kosovare.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës OEK, Safet Gërxhaliu në një takim me një delegacion të djathëbërësve zviceranë e ka vlerësuar të rëndësishme mundësinë e bashkëpunimit të prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit nga Kosova me shoqatat e prodhuesve të djathit dhe qumështit nga Zvicra.
Me këtë rast Gërxhaliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Zvicrës dhe duke folur për mundësinë e përkrahjes së sektorit të qumështit nga ana e Zvicrës theksoi se eksperienca, standardet dhe kualiteti i produkteve të Zvicrës janë të mirëseardhura për sektorin e qumështi në Kosovë, thuhet në një njoftim të OEK.
Më tutje thuhet se ai është angazhuar që raportet në mes të prodhuesve të qumështit dhe djathit në Kosovë dhe Zvicër të zhvillohen në tri drejtime, ato bilaterale, rajonale dhe evropiane dhe më gjerë, që nënkupton paraqitjen e përbashkët në tregun rajonal dhe evropian.
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, ka shprehuar kënaqësinë që një delegacion i prodhuesve të njohur të djathit nga Zvicra ka ardhur në Kosovë për kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit vendor, për të promovuar produktet e tyre dhe eksperiencën në prodhim.
Më pas anëtarët e delegacionit të prodhuesve të djathit nga Zvicra dhe Kosova folën konkretisht për nevojën dhe format e bashkëpunimit.
Më konkretisht, delegacioni zviceran e kanë përfaqësuar: Rene Kolly, ish-presidenti i djathëbërësve zviceranë, anëtar i Këshillit të Madh të Fribourgut dhe pronar i firmës së qumështit “Kolly” në Fribourg; Jacques Gygax, drejtori i firmës “Fromart”; Jean-Pierre Wicht, anëtar i Parlamentit të USAM-it (Bashkimi zviceran i Arteve dhe Mjeshtërisë), ish-president i Shoqatës së bankave kantonale dhe ende president për kantonin e Vaud-it; Benoît Kolly, drejtor i fabrikës së djathit të familjes “Kolly” në Fribourg dhe tregatar i grupit të djathbërësve. Bashkë me ta edhe Imri Limani, anëtar i Komitetit të Dhomës së Tregtisë Zvicër-Kosovë në Gjenevë.
Ndërkohë gjatë ditës ministri kosovar i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, e ka pritur në takim drejtorin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkany, si edhe udhëheqësin e Organizatës Zvicerane të Prodhuesve Artizanalë të Djathit “From Arte”, Jacques Gygax, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të qumështit.
Krasniqi i falënderoi drejtuesit e këtyre organizatave për gatishmërinë e tyre për fillimin e bashkëpunimit në këtë sektor, pasi përvoja dhe ndihma e Zvicrës është e mirëseardhur, pasi ky shtet është i njohur për prodhimet e qumështit.
Ministri Krasniqi i njoftoi mysafirët edhe me të arriturat në bujqësi në vitet e fundit. Ai tha se po bëhen investime në rritje të prodhimit dhe të cilësisë së produkteve të qumështit, në mënyrë që ato të arrijnë të zëvendësojnë shumë produkte që importohen, por edhe të jenë konkurrente në tregun ndërkombëtar.
Nga ana e tyre, drejtuesit e dy organizatave zvicerane e njoftuan ministrin me format e bashkëpunimit që ata janë të gatshëm t’i fillojnë me prodhuesit dhe me përpunuesit e qumështit në Kosovë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural njofton se ky takim është organizuar gjatë vizitës që zëvendësministri i MBPZHR-së, Kurtan Kajtazi, ka pasur në Zvicër, ku ishte arritur pajtimi për fillimin e një bashkëpunimi konkret mes dy vendeve në sektorin e qumështit.
Siç ka njoftuar albinfo.ch, gjatë takimit të muajit tetor të vitit 2016 dhjathëbërësit zviceranë dhe partnerët e Kosovës në Gjenevë kanë treguar një interes të madh për të krijuar siinergji të përbashkëta (Djathëbërësit zviceranë ua transmetojnë zanatin kosovarëve)
https://vimeo.com/200680947
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve