Lajme

Kompanitë franceze miratojnë rregulla të reja për mbajtjen e maskës

Kompanitë franceze do të kenë rreth një javë për të miratuar rregulla të reja të rrepta mbi mbajtjen e detyrueshme të maskave të fytyrës në vendin e punës, për të frenuar përhapjen e COVID-19, tha të martën ministrja e Punësimit, Elisabeth Borne.

Borne i tha TV LCI se stafi që punon vetëm, ose në hapësira pune me plan të hapur, ku ka relativisht pak staf në hapësira të mëdha midis punëtorëve, nuk do të duhej të vishnin maska, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.