Lajme
Kompanitë evropiane të shqetësuara nga mallërat kineze
Kompanitë evropiane deklaruan se e shohin kursin e ri ekonomik të ndjekur nga udhëheqja kineze me shqetësim në rritje.
“Në shikim të parë, gjithçka duket mirë”, tha Joerg Wuttke, president i Dhomës së Tregtisë të Bashkimit Evropian në Kinë, pas publikimit të letrës përmbledhëse vjetore të dhomës.
Shumë kompani evropiane arritën edhe një herë shifra rekord të qarkullimit dhe fitimit vitin e kaluar, të cilat nuk pritet të ndryshojnë në të ardhmen e parashikueshme, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
”Edhe në një afat të shkurtër, perspektiva për kompanitë evropiane që operojnë në Kinë mbetet përgjithësisht pozitive”, theksoi Dhoma e cila përfaqëson interesat e rreth 1 700 anëtarëve.
Sidoqoftë, ka “shenja shqetësuese” që Kina po i drejtohet tregut vendas.
”Në këtë proces, Kina ka të ngjarë të zvogëlojë më tej rolin që kompanitë e huaja aktualisht luajnë në ekonominë e saj, veçanërisht në sektorët e teknologjisë së lartë”, theksoi Dhoma e Tregtisë e BE-së.
“Një shqetësim i madh për anëtarët e Dhomës së Tregtisë të Bashkimit Evropian është shkalla në të cilën ata do të jenë në gjendje të kontribuojnë në rritjen e ardhshme ekonomike të Kinës”, tha Wuttke.
Kompanitë evropiane janë gjithashtu të shqetësuara nga lëvizjet e fundit rregullatore të Pekinit kundër ndërmarrjeve private
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor