Lajme
Kompania që pretendon se bëri kafenë më të fortë në botë, të jep ‘ndjesinë e pathyeshmërisë’
Kompania “Biohazard Coffee”, me bazë në Nju-Jork, pretendon se ka bërë kafenë më të fortë në botë.
Më saktësisht, ata bënë një kafe që ka 928 mg kafeinë për filxhan 350 ml, që është dyfishi i dozës së rekomanduar të kafeinës për një të rritur, por edhe shumë më tepër se shumica e pijeve energjike në tregun botëror.
Rekomandimi i ekspertëve mjekësorë është që të rriturit lejohen të pinë deri në 400 mg kafeinë në ditë, e cila, në varësi të llojit të kafesë që pini, mund të jetë diku nga dy deri në dhjetë filxhanë kafeje.
Një filxhan ekspres ka një përqindje më të lartë të kafeinës se kafeja e zakonshme, por në përgjithësi shërbehet në pjesë të vogla. Për krahasim, një filxhan espres 30 deri në 50 ml përmban rreth 30 deri në 60 mg kafeinë.
Në paketimin e kafesë Biohazard, ka një paralajmërim se ka katër herë më shumë kafeinë se sa shërbejnë baristat në kafenetë e Nju-Jorkut.
Ajo bazohet në një lloj kafeje të quajtur Robusta, e cila zakonisht ka një përqindje më të lartë të kafeinës dhe karakterizohet nga një shije pikante dheu.
Kompania shton se konsumimi i kësaj kafeje mund të rezultojë në produktivitet të tepruar, net pa gjumë dhe një ndjenjë të herëpashershme të pathyeshmërisë.
“Do t’ju zgjojë nga gjumi më i thellë dhe do t’ju shoqërojë në takimet më të vështira”. Është gjithashtu e shkëlqyeshme për ligjëratat universitare në mëngjes ose për të studiuar gjatë gjithë natës”, thotë kompania Biohazard Coffee.
Dhe, sa kushton kjo kafe e supozuar si më e forta në botë?
Një paketë 454 gramësh kafe e bluar Biohazard u shit në Amazon për 19,99 dollarë, ose pak më shumë se 18 euro. Mirëpo, për shkak të interesit të madh, është i shitur dhe aktualisht nuk është në dispozicion për porosi.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?