Lajme

Kompania “Pestova” shpallet më e mira në Ballkan

Kjo kompania është zgjedhur më e mira në mesin e 340 kompanive konkurruese nga nënte shtetet e Evropës Juglindore. “Pestova” fitoi çmimin "Krijuesit e shekullit"

Kompania “Pestova” nga Vushtria ka fituar çmimin special “Krijuesit e shekullit” për kontributin e saj në zhvillimin e ndërmarrësis në Evropën Juglindore për vitin 2014. Kjo kompania është zgjedhur më e mira në mesin e 340 kompanive konkurruese nga nënte shtetet e Evropës Juglindore.

Kompania që merret me kultivimin e patateve dhe produkteve që lidhen me patatet, është vlerësuar më e mira, bazuar në kritere të qarta dhe transparente të konkurrencës.

“Prej 340 kandidatëve nga nëntë shtete (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Serbia, Sllovenia dhe Suedia), Komiteti Ndërkombëtar i Pavarur për çmime dhe vlerësime, i përbërë nga ekspertë të ekonomisë, marketingut, menaxhimit dhe sipërmarrësisë, mori vendimin për dhënien e çmimit “Krijues i Shekullit” për Pestova SHPK, për zhvillimin e ideve, inovacionit dhe investimit në ndërmarrësi në Evropën Juglindore”, thuhet në njoftim citon express.

Objektivi kryesor i Projektit “Krijuesit e Shekullit” është vlerësimi publik i më meritorëve, organizatave dhe institucioneve që kontribuojnë në zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Juglindore, si dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut për udhëheqësit e së nesërmes të cilët përmes punës, guximit, largpamësisë, kreativitet dhe përsosmërisë operative, janë themel dhe nxitësi kryesor i progresit në komunitetet ku jetojnë dhe natyrisht krijues të zhvillimit të shekullit të ri.

Ceremonia zyrtare e dhënies së shpërblimeve është mbajtur në Dubrovnik. Në komision kanë marrë pjesë ekspertë nga të gjitha shtetet.