Bota
Kompania më e madhe e naftës në botë, nxjerr aksione në shitje
“Aramco” është kompania më e madhe e naftës në botë, e cila vlen 1,2 trilionë dollarë
Është bërë e ditur se kompania saudite “Aramco” shpalli ofertën fillestare publike për shitjen e aksioneve, 7 javë pas sulmeve në rafineritë e saj të naftës.
“Aramco” është kompania më e madhe e naftës në botë, e cila vlen 1,2 trilionë dollarë.
Arabia Saudite njoftoi zyrtarisht të dielën ofertën e saj fillestare të parashikuar prej kohësh, të gjigantit të saj të naftës “Aramco”, sipas së cilës një pjesë e kompanisë do të ofrohet në bursën lokale, me shpresën për të siguruar miliarda dollarë për mbretërinë.
Po ashtu, shefi ekzekutiv, Amin Nasser, e quajti të dielën një ditë vërtet historike, duke shtuar se kompania do të jetë tashmë e listuar edhe në bursën e Riadit. Oferta fillestare publike do të ndahet në dy transhe, një për institucionet publike dhe e dyta për investitorët private, por “Aramco” ende nuk e ka përcaktuar se sa për qind e kompanisë do të shitet.
Burimet thonë se sauditët do të shesin vetëm 1-2% të aksioneve të kompanisë, që mund të kushtojnë nga 20 deri në 40 miliardë dollarë. Kjo kompani është vlerësuar nga bankierët dhe ekspertët e biznesit me 1,5 trilion dollarë më me vlerë sesa kompanitë më me peshë në botë, si Microsoft apo Apple.
Thuhet se shitja e aksioneve të “Aramco” synon që të rrisë ekonominë e vendit saudit, pasi Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, synon diversifikimin e saj, larg nga nafta.
Kujtojmë se “Aramco” u themelua në vitin 1933, mes Arabisë Saudite dhe kompanisë së naftës standarde në Kaliforni. Por, mes viteve 73-80, Arabia Saudite e bleu të gjithë kompaninë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit