Portrete të firmave
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
E themeluar në vitin 1992, Albed, kompania kosovare me tri showroom-e: Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Vushtrri, përveç mobilieve për shtëpi, profesionalizimin e ka dëshmuar edhe me projektet ndërkombëtare, duke mobiluar resorte botërore.
Disa nga projektet më prestigjioze të Albed janë:
– Cayo Resort në Kretë
Në këtë projekt, Albed bashkëpunoi me arkitektin me famë Gian Paolo Venier nga studioja e njohur e Paola Navone. Ky partneritet iu mundësoi të sjellin në jetë vizionet inovative të Venier-it, duke i transformuar ato në copa mobilje me plot stil dhe kualitet.



– Marriot Hotel
Tjetër hotel prestigjioz që zgjodhi Albed-in për ta shndërruar planin në kryevepër, është edhe Marriot Hotel në Bruksel. Me mjeshtri të madhe mobiluan dhomat duke i shndërruar në një ambient luksoz.



Arti i mobilieve të Albed nuk mbeti nën hije. Ai u dëshmua edhe një herë me triumfin e Albed në festivale ndëkombëtare, para jurive profesionale. Një ndër çmimet që fitoi ishte ai në garën “BIG SEE”, ku u shpërblye në kategorinë “Dizajni i produkteve”.
Gërshetimin e modernes me traditën e shfaqën edhe në projekte të tjera e panaire ndërkombëtare, duke ekspozuar mobiliet unike. Pjesëmarrja në panairin prestigjioz IMM Cologne në Gjermani, për katër vite radhazi, ka vërtetuar qëndrueshmërinë e brendit në skenën ndërkombëtare dhe ka hapur rrugën për marrëveshje të mëtejshme për mobilimin e hapësirave luksoze të jetesës.
Bashkëpunimi me Albed bën që idetë të kthehen në jetë, të transformohet ambienti në një vend luksoz e modern.
Albed është i gatshëm t’ju ndihmojë ta realizoni qëllimin tuaj!
Nëse keni nevojë për asistencë, kontakto direkt:
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











