Shqipëria
Kompania italiane ‘Alpitour’ resort tash edhe në Shqipëri
Resorti do të ndërtohet nga një konsorcium i investitorëve ndërkombëtarë dhe nga grupi italian i udhëhequr nga Gabriele Burgio do të menaxhohet për 15 vjet
Një nga kompanitë më të rëndësishme e turizmit italian, ‘Alpitour’ ka filluar ndërtimin e një resorti me 4 yje dhe me 200 dhoma në një nga zonat më të bukura të bregdetit jugor, midis Sarandës dhe Dhërmiut, shkruan Agjencia e Lajmeve për sektorin e turizmit në Itali ”Guida Viaggi”.
Resorti do të ndërtohet nga një konsorcium i investitorëve ndërkombëtarë dhe nga grupi italian i udhëhequr nga Gabriele Burgio do të menaxhohet për 15 vjet. Do të mbajë markën Voihotels, e cila është markë hotelerie e operatorit të parë italian të tureve.
Për tregun e turizmit të Shqipërisë, Alpitour ka krijuar një kompani të pavarur me qendër në Tiranë, me anë të portalit albaniatravel.com i cili ofron 350 hotele (që së shpejti do të shkojnë deri në 500), fluturime, anijet,transportin rrugor, ekskursione dhe shërbime ndihmëse. Oferta ka për qëllim kryesisht turizmin familjar, por të një niveli të lartë me 4 dhe 5 yje.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!