Kuriozitete
“Ford” tërheq nga tregu 3 milionë automjete

Në raportin e fundit, lëshuar nga vetë zyrtarët e kompanisë së veturave, “Ford” thuhet se do të tërheqë nga tregu 3 milionë automjete për shkak të defektit në ‘air bag’, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se kjo tërheqje pritet t’i kushtojë kompanisë amerikane një kosto prej 610 milionë dollarësh, shkruan Reuters.
Ndërkohë, pas daljes së këtij njoftimi, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë urdhëroi të martën Fordin të shqyrtojë tërheqjen për shkak të këputjes së balonave “air bag” duke refuzuar kështu peticionin e vitit 2017 të prodhuesit të automjeteve për ta shmangur këtë.
Defekti i paraqitur, në instanca të rralla çon deri te këputja e ‘air bagëve’ dhe gjuajtja e copave vdekjeprurëse të metaleve, duke nxitur kështu tërheqjen më të madhe të automjeteve në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tërheqja përfshin modelet nga viti 2006 deri më 2012: Ranger, Fusion, Edge, Lincoln, Mercury Milan. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026 Subvencionet e qeverisë për transportin publik do të mbeten gjithashtu aktuale për vitin 2026...
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës
-
Sondazhi: Dy të tretat e kundërshtojnë blerjen e F-35
-
Studimi tregon lidhjen mes arsimit dhe shëndetit oral zviceran