Bota
Kompania amerikane shpërblen punëtorët me 1 mijë dollarë
Kompania amerikane e linjave ajrore “JetBlue” u kanë dhënë shpërblim punonjësve të saj 21 milionë dollarë, për shkak të shkurtimit të taksës së korporatave.
Kështu, të gjithë 21.000 punonjësit e linjës ajrore do të marrin shpërblim prej 1.000 dollarësh, me përjashtim të drejtorëve dhe zëvendëspresidentëve ekzekutivë.
Linja ajrore tha se shpërblimet do të aplikohen për anëtarët e ekuipazhit të punësuar deri më 31 dhjetor 2017, dhe ato do të paguhen deri në fund të shkurtit, shkruan ‘Scan’.
Republikanët në Kongres dhe presidenti amerikan, Donald Trump miratuan një ligj të ri muajin e kaluar që ul normën e tatimit në korporata nga 35% në 21%, përcjell albinfo.ch.
Linjat ajrore të tjera kanë njoftuar shpërblime të ngjashme. “American Airlines (AAL)” ka deklaruar më herët se edhe ajo po shpërblen me 1,000 dollarë 130,000 punonjësit e saj. Po ashtu edhe “Southwest Airlines (LUV)” tha se po shpërblen me 1,000 dollarë çdo punonjës me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih