Shkurt.ch

Kompania ajrore arabe ndan burrat dhe gratë

Ndarja e burrave dhe grave në qiell! Linja ajrore nacionale e Arabisë Saudite nuk do të lejojë në avionët e saj gratë dhe burrat të ulen bashkë

Vetëm të afërmit e ngushtë ende mund të ulen pranë njëri-tjetrit.

Pas disa ankesave nga pasagjerët, kompania ajrore nacionale e Arabisë Saudite në avionët e sja do të bëjë një ndarje gjinore. Meshkujt ishin ata të cilët ishin ankuar se gratë e tyre do të duhej të uleshin pranë burrave të huaj. Kompania ajrore tashmë ka një përgjigje: gratë dhe burrat do të vazhdojnë të ulen të ndarë me një mur nga njëri-tjetri në zona të veçanta.

Gratë dhe burrat janë të lejuara vetëm për t’u ulur pranë njëri-tjetrit kur ato janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin, shkruan portali i lajmeve „Emirates 24»