Kosova
Kompani të sektorit të ICT-së nga Kosova marrin pjesë në panairin “Slush 2024” në Helsinki
Mësohet se disa kompani nga Kosova po prezantojnë potencialin e tyre në fushën e teknologjisë informative në panairin prestigjioz “Slush 2024”, që po mbahet në Helsinki të Finlandës, nga 20 deri më 21 nëntor 2024, transmeton albinfo.ch.
Me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), kompanitë: Tenton, Banaku, Astech, Appbites, Tretek, XY Cyber, KehaRing dhe Connected Inventions po prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre para audiencës ndërkombëtare të profesionistëve dhe investitorëve.
Stenda e Kosovës po tërheq vëmendje të madhe nga vizitorët, duke reflektuar interesimin e komunitetit global për inovacionet që ofrojnë këto kompani në sektorin e ICT-së.
Ky panair, i cili është një ndër më të mëdhenjtë për startup-e dhe teknologji, është një platformë ideale për ndërmarrjet kosovare që të forcojnë pozicionin e tyre në tregjet ndërkombëtare dhe të krijojnë lidhje të reja biznesore.
Në kuadër të vizitës në Finlandë, delegacioni i Kosovës ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të qeverisë finlandeze, përkatësisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi. Një takim i rëndësishëm u zhvillua me znj. Inkeri Virtanen-Abernethy, udhëheqëse për Ballkanin Perëndimor, ku u diskutua mbi promovimin e Kosovës si një destinacion atraktiv për investime të huaja, si dhe për mundësitë në rritje që ofron industria e ICT-së, eksporti dhe turizmi i vendit.
Pjesëmarrja në panaire si “Slush” është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për të qenë në hap me zhvillimet globale, duke krijuar kështu një bazë më të fortë për rritjen ekonomike dhe integrimin në tregjet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën