Lajme
Komiteti kundër “Iniciativës së frenimit të kostos”: Jo, mjekësisë me dy klasa
Në komitet bëjnë pjesë anëtarë të SVP-së, PS-së, FDP-së, GLP-së dhe të Gjelbërve, si dhe shoqatat e personelit infermieror, mjekët e përgjithshëm etj
Të hënën, kundërshtarët e “Iniciativës së frenimit të kostos” nisën fushatën e votimit dhe shpjeguan pse janë kundër këtij mekanizmi. Iniciativa, sipas tyre, sulmon parimet bazë të sistemit shëndetësor solidar, transmeton albinfo.ch. Ata kanë frikë se aksesi në kujdesin shëndetësor nuk do të jetë më i garantuar për të gjithë.
Komiteti jo kundër “iniciativës së frenimit të kostos” ka bërë paralajmërime kundër rrezikut për një “mjekësi me dy nivele”. Nëse do të votohet po për nismën e Partisë së Qendrës (Mitte) më 9 qershor, qytetarët që kanë vetëm sigurimin bazë nuk do të kenë më akses të garantuar në kujdesin shëndetësor, thanë pjesëtarët e komitetit të përmendur, për mediat.
Sipas tyre, nisma nuk thotë se si duhet të ulen kostot e sigurimeve shëndetësore, shkruan srf.ch. Pacientët do të duhet të paguajnë vetë për çdo vizitë të tretë te mjeku, brenda 20 vjetëve të ardhshme.
Sipas nismës, primet e sigurimit shëndetësor nuk duhet të rriten më shumë se pagat.
Në komitetin kundër “iniciativës së frenimit të kostos” bëjnë pjesë anëtarë të SVP-së, PS-së, FDP-së, GLP-së dhe të Gjelbërve, si dhe shoqatat e personelit infermieror dhe mjekëve të përgjithshëm, përcjell albinfo.ch. Të vetmit që mungojnë, janë anëtarët e partisë “Mitte”, e cila është autore e iniciativës.
Këshilli Federal dhe Parlamenti e refuzojnë nismën, gjithashtu. Nëse ajo refuzohet, do të hynte në fuqi një kundërpropozim. Ky i fundit nuk parashikon automatizma të ngurtë, por kërkon objektiva të kostos dhe diskutime midis politikanëve dhe ofruesve të shërbimeve nëse primet rriten ndjeshëm.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor














