Shqipëria
Shqipëri: Komisioni për Siguri miratoi ndryshimet në ligjin për pajisjen me pasaporta
Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për një ndryshim në ligjin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”.
E ftuar në Komision, për të shpjeguar ndryshimet e propozuara nga Ministria e Brendshme ishte zëvendësministrja Rovena Voda. Ajo theksoi se propozimet për ndryshim të ligjit vijnë si nevojë e lehtësimit të shërbimeve për qytetarët e Shqipërisë. Sipas Vodës, ligji ka qenë i kufizuar vetëm në rastin e pajisjes me pasaportë biometrike, kurse në rastin e ripajisjes, përkufizohej me një fjali të vetme, e cila adresonte të njëjtat procedura si në rastin e pajisjes, përcjell albinfo.ch.
“Kjo nevojë lind edhe për shkak të rritjes së fluksit të qytetarëve për ripajisje me pasaportë, sepse në fund të 2019-ës shumë pasaportave iu vjen fundi i vlefshmërisë, kështu që nëpërmjet këtij ndryshimi përcaktohet qartë kur shtetasi ka të drejtë të ripajiset me pasaportë biometrike. Ripajisja me pasaportë duhet të ketë disa kushte më lehtësuese, sesa pajisja. Për këtë arsye janë hapur disa zyra të vogla dhe në vazhdim po punojmë për hapjen e zyrave më të mëdha në të gjithë vendin”, tha Voda.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën