Tematike

Komisioni për Migracion, kundër kufizimeve për të huajt

Këtë qëndrim EKM e ka kumtuar sot në konferencën vjetore për shtyp që e ka mbajtur në Qendrën Mediale të Pallatit Federal, në Bernë

Komisioni Federal për  çështje të Migracionit (EKM/KFM) është  kundër kufizimit të numrit të të huajve me kontingjente, siç e kërkon Qeveria Federale nën presionin e politikës restriktive të azilit të SVP-së. Bëhet fjalë për kufizimin e numrit të të huajve që do të vinin si rezultat i bashkimit familjar të azilkërkuesve që tashmë janë në Zvicër.

Këtë qëndrim EKM e ka kumtuar sot në konferencën vjetore për shtyp që e ka mbajtur në Qendrën Mediale të Pallatit Federal, në Bernë.

albinfo.ch ka marrë pjesë në ketë konferencë dhe nesër do të publikojë një raport më të zgjeruar.

Sipas këtij komisioni, tema e azilit ne Zvicër po keqpërdoret për qëllime politike dhe kjo nuk është e pranueshme për komisionin që përfaqëson interesat e migrantëve në Zvicër.

Duke paraqitur trendin e kërkimit të azilit në Zvicër në korrelacion me atë në Evropë gjatë periudhës 2001-2014, kryetari i EKM-së, Walter Leimgruber ka kundërshtuar politikën e panikut që  SVP/UDC e praktikon lidhur me këtë çështje.  Ai, më tutje duke kritikuar Christoph Blocher-in, ish ministër i drejtësisë nga SVP-ja përkujton se rënia e numrit të azilkërkuesve gjatë mandatit të politikanit të përmendur nuk ka qenë meritë e tij. Në të njëjtën periudhe, ka shtuar ai, ka pasur rënie edhe në shtete e BE-së, gjë që me siguri nuk mund t`i atribuohet Blocher-it si meritë.