Gjuha

Komisioni Kosovë-Shqipëri harton standardet e teksteve për diasporën

Gjatë datave 22-23 korrik në Vlorë është mbajtur mbledhja e tretë e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky komision është takuar për miratimin e teksteve shkollore të përbashkëta për diasporën, përcjell albinfo.ch.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Diasporës, në këtë mbledhje u diskutuan dhe u hartuan standardet për tekstet e përbashkëta për diasporën.

Rikutojmë se ditë më parë Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për tekstet shkollore falas për diasporën dhe kategoritë që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019 – 2020.

Sipas këtij vendimi, Qendra e Botimeve për Diasporën do të botojë dhe do të sigurojë falas për vitin shkollor 2019-2020 tekstet shkollore dhe ato plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, përcjell albinfo.ch.