Bota

Komisioni i BE-së përgatit padi ndaj Polonisë, shkaku reforma në drejtësi

Në rast se Polonia dhe BE-ja nuk merren vesh, atëherë në rastin më të keq, Gjykata më e Lartë Europiane mund t’ia marrë të drejtën e votës Polonisë. Kundër reformës në drejtësi në Poloni është Gjermania dhe Franca, përcjell albinfo.ch.

Qeveria polake jep fakte për reformën e konstestuar juridike, ku presidenti i vendit, Andrzej Duda, ka emëruar gjykatës të rinj për Gjykatën e Lartë. Për këtë Komisioni i BE-së kërkon ta padisë shtetin anëtar të saj dhe këtu mund të përdorën një trik, shkruan “Der Spiegel”.

Emërimi i dhjetë gjykatësve të rinj në Gjykatën e Lartë, për Poloninë është me efikase dhe bën më të pavarur drejtësinë, megjithatë kështu nuk mendon Brukseli. BE-ja mendon të përgatisë një padi kundër Polonisë, përcjell albinfo.ch.

Në rast se Polonia dhe BE-ja nuk merren vesh, atëherë në rastin më të keq, Gjykata më e Lartë Europiane mund t’ia marrë të drejtën e votës Polonisë. Kundër reformës në drejtësi në Poloni është Gjermania dhe Franca.

Së fundi Parlamenti Europian një vendim të ngjashëm e mori edhe kundër të drejtës së votës ndaj Hungarisë.