Lajme
Komisioni Evropian thekson rolin vendimtar të tunelit Gotthard
Pas një mbylljeje njëvjeçare, tuneli bazë Gotthard u rihap për trafikun hekurudhor këtë javë.
Komisioni Evropian (KE) shfrytëzoi këtë mundësi për të nxjerrë në pah rëndësinë e këtij aksi veri-jug në rrjetin hekurudhor të kontinentit, duke vënë në dukje se rihapja e plotë e tunelit do të forcojë transportin hekurudhor midis Detit të Veriut dhe Mesdheut.
Megjithëse ndodhet tërësisht në territorin zviceran, tuneli është një korridor thelbësor transporti për tetë vende, përkatësisht Irlandën, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe, natyrisht, Zvicrën, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Prandaj, rifillimi i operimeve në tunel “do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e infrastrukturës hekurudhore përgjatë këtij korridori shumë të shfrytëzuar“, tha KE, duke shtuar se do të kontribuojë në efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe integrimin e rrjeteve evropiane të transportit.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran? Më shumë pyetje po lindin për dështimin mekanik që kishte detyruar një aeroplan SWISS të bënte...
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër